McLaren nënshkruan talentin 11-vjeçar
M

McLaren nënshkruan talentin 11-vjeçar

McLaren ka bërë të ditur se piloti britanik i kartingut, 11-vjeçari Harry Williams, është anëtari më i ri i Programit të tyre për zhvillimin e pilotëve, duke u bërë kështu piloti më i ri që i bashkohet ndonjëherë këtij programi. Williams është dy vjet më i ri se legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, kur ai iu bashkua programit në vitin 1998.

Shtatë herë kampioni i botës Hamilton iu bashkua programit në moshën 13-vjeçare, përpara se të debutonte në Formula 1 në vitin 2007. Edhe kampioni aktual dhe piloti i McLaren, Lando Norris, ka kaluar nëpër këtë program, duke iu bashkuar si adoleshent në moshën 17-vjeçare.

Williams e nisi karrierën në vitin 2021 në serinë Super One, ndërsa një vit më vonë kaloi në kategorinë kadet. Pasi nënshkroi me Fusion Motorsport në fund të vitit 2022, ai garoi në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë gjithë vitit 2023.

Në vitin 2024 përfundoi në mesin e dhjetë më të mirëve në kampionatin britanik IAME Inter Waterswift, ndërsa njëkohësisht garonte edhe në arenën ndërkombëtare të kartingut. Vitin e kaluar u shpall kampion i Britanisë.

Këtë vit ai tashmë ka garuar në serinë WSK Super Master në kategorinë Junior, ndërsa do të marrë pjesë edhe në WSK Euro Series, Series of Future Champions dhe kampionatin FIA Karting.

 

Piloti i ri nuk e fshehu entuziazmin e tij:

“Jam shumë i emocionuar që i bashkohem programit të zhvillimit të pilotëve të McLaren. Ata njihen për talentin dhe është një ndjenjë e shkëlqyer të jem pjesë e ekipit ndërsa vazhdoj rrugëtimin tim në karting, e më pas edhe në makinat me njëvendëshe. Pres me padurim të mësoj nga ekipi dhe i falënderoj për këtë mundësi të jashtëzakonshme”, tha Williams.

TË FUNDIT