McLaren nuk dorëzohet, paralajmëron përforcime
M

McLaren nuk dorëzohet, paralajmëron përforcime

McLaren do të prezantojë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Kanadasë përmirësime në shtatë zona të makinës, duke vazhduar programin agresiv të zhvillimit që nisi që në Majami.

Ekipi ka konfirmuar komponentë të rinj që lidhen me dyshemenë e makinës, shasinë, krahët e përparmë dhe të pasëm, karrocerinë, sistemin halo dhe mbrojtësen mbi kokë për garën në pistën Circuit Gilles Villeneuve, pasi në Florida kishte prezantuar tashmë shtatë përmirësime të ndara.

“Ashtu siç ishte planifikuar në fillim të sezonit, Majami përfaqësonte hapin e parë të madh në planin tonë për të përmirësuar performancën e MCL40”, njoftoi ekipi para fundjavës në Kanada.

“Kjo vazhdon edhe këtë fundjavë në Montreal, me një numër komponentësh të rinj në dysheme, shasi, krahët e përparmë dhe të pasëm, karroceri, halo dhe mbrojtësen e sipërme”.

Risia më interesante është krahu i pasëm, që besohet të jetë versioni i McLaren-it i konceptit të njohur si “Makarena”.

Kjo krijon një duel interesant me Mercedes, i cili me qëllim e shtyu paketën e parë të madhe të përmirësimeve për sezonin dhe nuk e prezantoi në Miami, ndryshe nga Ferrari dhe Red Bull Racing, për ta ruajtur për GP-në e Kanadasë.

“Valë” e dyfishtë e zhvillimeve nga McLaren vjen pas performancës së fortë në Florida, ku Lando Norris dhe Oscar Piastri zunë vendin e parë dhe të dytë në sprint, ndërsa në garën kryesore përfunduan në podium, në pozitat dy dhe tre pas pilotit të Mercedesit, Kimi Antonelli.

Kampioni aktual i konstruktorëve ka grumbulluar deri tani 94 pikë këtë sezon dhe renditet i treti në kampionatin e konstruktorëve, 16 pikë pas Ferrarit dhe 86 pikë prapa Mercedesit kryesues.

TË FUNDIT