Norris “ua tërheq vëretjen” pilotëve të Formula 1
N

Norris “ua tërheq vëretjen” pilotëve të Formula 1

Lando Norris shpjegoi pse pilotët e Formula 1 nuk kanë më shumë ndikim në krijimin e rregullave të sportit, duke theksuar se F1 është para së gjithash “një biznes”.

Piloti i McLaren tha se shumica e pilotëve dëshirojnë të kenë më shumë zë në vendimmarrje, sidomos për rregullat e reja teknike të vitit 2026, të cilat kanë marrë kritika të shumta nga shumë emra të mëdhenj të sportit. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i ndërlikuar për shkak të interesave të ekipeve, prodhuesve dhe partnerëve komercialë.

“Ka mënyra që gjërat mund të bëhen ndryshe dhe kjo është ajo që ne pilotët duam për të ardhmen,” tha Norris. “Por kur ke prodhues, partnerë dhe ekipe të përfshira, atëherë gjërat nuk janë aq të thjeshta sepse F1 është një biznes.”

 

Komentet e Norris vijnë në një periudhë kur shumë pilotë, përfshirë Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, kanë kërkuar më shumë përfshirje në diskutimet për rregulloret e ardhshme të Formula 1.

TË FUNDIT