Paraqitja e garuesve tanë në Kotor
P

Paraqitja e garuesve tanë në Kotor

Në fundjavën që shkoi, në Kotor të Malit të Zi u mbajt gara atraktive në disiplinën malore, në të cilën morën pjesë edhe shtatë garues nga Kosova.

Paraqitjen më të mirë e pati Bardhyl Canolli, i cili në konkurrencën e mbi 120 garuesve u rendit i 6-ti në plasmanin gjeneral, ndërsa i pari në klasën e tij, Formula për Adria Cup.

Valon Rexhepi në Adria Cup doli i dyti në klasën mbi 2000 kubikë me veturën e tij Opel Astra OPC.

Leutrim Bytyqi me Peugeot 106 doli i pari për Kotor Cup në Klasën 1400.

Fatos Krasniqi me Honda në Kotor Cup i pari në Klasën 1600.

Ismail Smani i pari në Klasën 2000 për Kotor Cup.

Burim Asllani dhe Hysen Iseni nuk e përfunduan garën për shkak të defekteve në veturat e tyre.

TË FUNDIT