Gazeta britanike “Daily Mail” ka ndërprerë raportimin nga garat e Formula 1, pasi FIA ia hoqi akreditimin gazetarit të saj, Jonathan McEvoy, për pjesën e mbetur të sezonit 2026.
Shkak u bë një artikull ku gazetari kritikoi ashpër pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, për përplasjen me kolegun e tij Lewis Hamilton, gjatë Çmimit të Madh të Meksikës.
Në artikull, McEvoy zbuloi edhe detaje nga një takim i tensionuar i brendshëm i drejtuar nga shefi i Ferrarit, Frédéric Vasseur. Gazetari la të kuptohej se Vasseur mund të kishte ndikuar në vendimin për heqjen e akreditimit.
Vendimi i FIA-s shkaktoi reagime të shumta. Ish-drejtuesi i Formula 1, Bernie Ecclestone, si dhe organizatat mediatike, e dënuan këtë veprim, duke e cilësuar si sulm ndaj lirisë së shtypit.

Ky nuk është rasti i parë i tensioneve mes pilotëve të Formula 1 dhe gazetarëve. Edhe Max Verstappen kishte refuzuar më herët të merrte pjesë në një konferencë për media derisa gazetari i The Guardian, Giles Richards, të largohej nga salla.



