Hermano da Silva Ramos (i njohur më mirë me nofkën “Nano”) ndërroi jetë në moshën 101-vjeçare në Biaric të Francës. Bëhet fjalë për njeriun që deri së fundmi ishte piloti më i vjetër në jetë në Formula 1, status që e mori më 8 prill 2023 pas vdekjes së britanikut Kenneth McAlpine.
Nano lindi më 7 dhjetor 1925 në Paris. Nëna e tij ishte franceze, ndërsa i ati sipërmarrës dhe automobilist nga Brazili, ku Nano jetoi herë pas here dhe ku hodhi hapat e parë të mëdhenj në sportin automobilistik.
Si 21-vjeçar garoi në Çmimin e Madh të Interlagosit, pistë e famshme pranë Sao Paulos, dhe më pas vazhdoi karrierën në Francë. Nano hyri në histori si braziliani i dytë që garoi në “24 Orët e Le Mans”, në vitin 1954.
Ai dhe bashkëpiloti i tij Jean-Paul Colas u tërhoqën pas 14 orësh për shkak të një defekti në kambion, por në kujtesën e tij mbeti sidomos edicioni tragjik i vitit pasues të kësaj gare të famshme të qëndrueshmërisë, ku humbën jetën të paktën 82 persona.
Vetëm tetë ditë pas atij aksidenti të tmerrshëm, ai debutoi në Formula 1 dhe njëkohësisht fitoi pikët e para duke u renditur i teti në Çmimin e Madh të Holandës, duke drejtuar një “Gordini straight-6”.
Ai mori pjesë në shtatë gara, ndërsa suksesin më të madh e arriti në Monako në vitin 1956, ku u rendit i pesti. Garoi edhe në rally, përfshirë garën famëkeqe Mille Miglia nga Brescia në Romë dhe kthim, për organizatorët e së cilës Nano deklaronte në një intervistë për faqen “cars4starters” se fshihnin numrin e viktimave çdo vit.
MOTORSPORLARININ EN BÜYÜK KAZASI
1955 Le Mans Faciası, 11 Haziran 1955
tarihinde gerçekleşen bir trajik kazadır. Kazada 83 seyirci ölürken 120'den fazla kişi de yaralandı.Kaza tarihin en trajik motorsporları kazası oldu. pic.twitter.com/nvMtWRcirj
— Ferrari News TR (@ferrarinewstr) May 26, 2025
Përveçse deri të hënën ishte piloti më i vjetër në jetë në Formula 1, Nano ishte gjithashtu njeriu i fundit i gjallë që kishte garuar në sezonin 1955 të Formula 1, i fundit që kishte fituar pikë në atë dekadë në këtë kampionat, si dhe pjesëmarrësi i fundit i gjallë (të paktën ndër ata që ishin në timon) i Le Mans-it tragjik të vitit 1955.
Tani John Rhodes (98) është piloti më i vjetër në jetë në F1; ai pati vetëm një start në vitin 1965 në Silverstone. Britaniku garoi deri në moshën 80-vjeçare, kur humbi një sy pas një aksidenti në një garë “historike” në vitin 2006.



