Rama: Së shpejti, fushatë informimi për zbatimin e “Paketës së Maleve”
R

Rama: Së shpejti, fushatë informimi për zbatimin e “Paketës së Maleve”

Kryeministri Edi Rama tha sot se sa i takon zbatimit të “Paketës së Maleve” shumë shpejt do të ketë një bashkëbisedim me agropërpunues, eksportues dhe protagonist të zhvillimit rural.

Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, duke i’u përgjigjur ndjekësve të tij në rrjetet sociale tha se zhvillimi rural dhe fshatit në tërësi është në fokus të mandatit të katërt të qeverisë.

“Faktikisht kemi folur jo më larg se dje në kabinet për një fushatë promocioni dhe informimi të saktë për të gjithë zinxhirin e aplikimit”, tha Rama.

Ashtu siç edhe e kemi lënë të analizojmë një ditë intensive bashkëbisedimi me një grup protagonistët të zhvillimit rural, grumbullues, agropërpunues, eksportues, po ashtu edhe akademik për të patur një proces dëgjimi të kujdesshëm të ideve, sugjerimeve, vërejtjeve, opinioneve të tyre, në mënyrë që projektin që kemi në mandatin e katërt për bujqësinë, zhvillimin rural dhe fshatin, në mënyrë që të marrim në konsideratë aspekte reale që vijnë si drejtpërdrejt si nevoja të njerëzve të tokës. Po aty do të kemi një pikë të diskutimit që do të lidhet edhe me zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit, pjesë e të cilës do të jetë dhe paketa e maleve”, tha Rama./AutoPortali/

TË FUNDIT