Rion Tytynxhiu përfaqëson Kosovën FIA Karting Academy Trophy
R

Rion Tytynxhiu përfaqëson Kosovën FIA Karting Academy Trophy

Për herë të parë, Kosova po përfaqësohet në trofeun prestigjioz FIA Karting Academy Trophy me garuesin tonë të talentuar Rion Tytynxhiu.

Ky është një moment krenarie për automobilizmin dhe kartingun kosovar, pasi pjesëmarrja në këtë kampionat përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm drejt afirmimit ndërkombëtar të sportistëve tanë të rinj.

Edicioni i sivjetëm i FIA Karting Academy Trophy përbëhet nga 3 raunde ndërkombëtare:
Valencia – Spanjë
Mülsen – Gjermani
Kristianstad – Suedi

Raundi i parë në Valencia ka nisur dje me regjistrimet zyrtare, kontrollet teknike dhe procedurat administrative, ndërsa sot po zhvillohen seancat stërvitore.

Të premten dhe të shtunën zhvillohen kualifikimet, ndërsa të dielën gara finale, ku talentët më të mirë të kartingut nga e gjithë bota do të garojnë për rezultatet më të larta.

Në kategorinë Senior marrin pjesë përfaqësues nga 49 shtete të ndryshme, ku secili shtet përfaqësohet nga vetëm një garues, ndërsa flamurin e Kosovës e përfaqëson Rion Tytynxhiu.

Federata e Auto Sporteve të Kosovës i uron shumë sukses Rionit në këtë sfidë të madhe ndërkombëtare!

#FASK #Karting #Kosovo #Motorsport #RionTytynxhiu #FIAKartingAcademyTrophy

TË FUNDIT