Pretendimi i Mattia Binotto-s se i duhet vetëm “mbështetje” pasi mori rolin e drejtorit të ekipit mund të shpjegojë largimin e papritur të Wheatleyt para Çmimit të Madh të Japonisë.
Wheatley, i cili kaloi dy dekada te Red Bull si drejtor sportiv, u bë drejtor i ekipit të Audi vitin e kaluar dhe dukej shumë entuziast për këtë hap. Por më pak se një vit më vonë, ai u largua “për arsye personale”, duke surprizuar edhe njerëzit brenda ekipit.
Binotto deklaroi se nuk po kërkojnë një zëvendësues, pasi do ta mbajë vetë rolin, ndërsa dikush tjetër do ta ndihmojë vetëm gjatë fundjavave të garave. Kjo sugjeron se roli i Wheatley-t ishte më i kufizuar nga sa pritej, më shumë si përfaqësues në pistë sesa drejtues kryesor.
Kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Wheatley, i mësuar me më shumë autoritet te Red Bull, vendosi të largohej dhe të kërkonte një mundësi tjetër, me shumë gjasë te Aston Martin.



