Shpërthen Russell: Të gjithë janë kundër Mercedes
S

Shpërthen Russell: Të gjithë janë kundër Mercedes

Mercedes e ka nisur mbarë fundjavën në Suzuka, ku do të zhvillohet gara e tretë sezonale e Formula 1. Dy pilotët e saj po dominojnë në pistë dhe konsiderohen favoritë për të triumfuar edhe aty, pas dy sukseseve në Australi dhe Kinë.

Piloti britanik George Russell, duke folur me gazetarët, mbështeti linjën mbrojtëse të ekipit. Ai u ankua për ndryshimet që duan të bëjnë, që sipas tij sjellin vetëm penalizimin e Mercedes.

“Ky sport është kështu, gjithmonë ka qenë kështu”, tha Russell.

“Ekipi ynë ka punuar shumë për të na vendosur në këtë pozicion dhe ekipi më i mirë duhet të fitojë. Kemi pasur katër vite të vështira, ndërsa kishte dy ekipe të tjera, Red Bull dhe McLaren, që po fitonin dhe dominonin”, shtoi britaniku.

Më tej, krysuesi aktual i botërorit, tha: “Vetëm pse jemi kthyer në krye tani, nuk mendoj se është e drejtë që të gjithë të përpiqen të na ngadalësojnë, sidomos duke pasur parasysh se janë vetëm dy gara në një sezon shumë të gjatë”.

F1 Japanese GP: George Russell leads Kimi Antonelli by 0.026s in FP1

“Gjërat do të ndryshojnë. Ne e dimë që Red Bull është mbipeshë, se McLaren nuk ka sjellë ende ndonjë përditësim. Nuk duhet t’i harrojmë këto gjëra. Tani kemi një avantazh dhe shpresojmë ta ruajmë atë, por nuk është i garantuar”, tha Russell.

I pyetur për një betejë midis tij dhe Kimi Antonelli për titullin, ai tha: “Tani kemi një avantazh të vogël ndaj Ferrari dhe një avantazh më të madh ndaj të gjithëve të tjerë, por gjërat ndryshojnë shpejt. Të mendosh për kampionatin tani është e parakohshme“.

TË FUNDIT