Të papriturat në garën legjendare në Nurburgring (VIDEO)
T

Të papriturat në garën legjendare në Nurburgring (VIDEO)

Në garën legjendare 24-orëshe në Nurburgring, e njohur si “Ferri i Gjelbër”, vëmendjen nuk e morën vetëm makinat GT3 dhe Max Verstappen, por edhe një Dacia Logan e vjetër. Ndërsa Formula 1 po kritikohet gjithnjë e më shumë si një spektakël steril, tifozët në Nurburgring shijuan garat e vërteta dhe zhurmën e motorëve V8.

Heroi i papritur i garës u bë një Dacia Logan e gjeneratës së parë, e cila garonte kundër makinave shumë më të fuqishme si Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi. Një video që u bë virale tregoi momentin kur tre supermakina humbën kontrollin dhe përfunduan në zhavorr, ndërsa Dacia kaloi kthesën pa problem dhe vazhdoi garën.

Megjithëse Logan ka motor Renault Megane RS me 280 kuaj fuqi, ai është ende shumë më i dobët se makinat GT3 që arrijnë deri në 290 km/h. Megjithatë, performanca e saj dhe këmbëngulja e ekipit fituan zemrat e tifozëve, duke treguar se pasioni dhe guximi shpesh vlejnë më shumë se miliona euro dhe teknologjia moderne.

 

TË FUNDIT