Tragjedi: Miettinen humbi jetën, ndërsa Verstappen priste radhën për start
T

Tragjedi: Miettinen humbi jetën, ndërsa Verstappen priste radhën për start

Piloti suedez Juha Miettinen humbi jetën në moshën 67-vjeçare në një aksident të rëndë mes disa supermakinave gjatë stërvitjes për një garë qëndrueshmërie në pistën Nurburgring.

Në momentin e aksidentit, ku edhe gjashtë shoferë të tjerë pësuan lëndime, Max Verstappen po përgatitej të dilte në pistë me Mercedes-in e tij, shkruan “Guardian”.

“Pas përplasjes së disa automjeteve, drejtoria e garës e ndërpreu menjëherë garën për të mundësuar operacione të gjera nxjerrjeje dhe shpëtimi”, thuhet në njoftim.

“Pavarësisht reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente, mjekët nuk arritën ta shpëtojnë shoferin Juha Meitinen. Ai ndërroi jetë në qendrën mjekësore pasi të gjitha përpjekjet për reanimim dështuan”.

Misha Charoudin, i cili po voziste menjëherë pas incidentit, shpjegoi për Viaplay çfarë ndodhi:

“Ishte një aksident shumë i madh. Dikush kishte lënë lëng në pistë dhe mendoj se gjashtë ose shtatë makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bllokim të madh. Në atë pjesë të pistës hyhet me shpejtësi rreth 220 km/h dhe nëse nuk mund të frenosh…”.

Organizatorët njoftuan se gjashtë shoferët e tjerë u dërguan në qendër mjekësore dhe në spitalet përreth për kontrolle parandaluese dhe se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Maks Ferstapen

Sa herë që ka mundësi, dhe kjo është aktualisht rasti për shkak të pushimit në kampionatin e Formula 1, Verstappen gjen mënyra për të garuar edhe në gara alternative. Ai ka marrë pjesë më parë në garat ADAC 24h, por mbetet për t’u parë nëse Red Bull pas këtij incidenti do të vendosë “veto” për pjesëmarrjet e tij në ngjarje të tilla.

TË FUNDIT