Valdet Kaqandolli më në fund i është shpaguar mundi, koha dhe investimet e mëdha.
Garuesi ynë, pas katër vitesh përkushtim e sakrificë, e ka shijuar podiumin në një garë Hill Climb të Kampionatit Evropian, madje në Spanjë, një vend që ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës.
Kaçandolli u rendit i treti në Subida Al Fito, në një garë që u mbajt në mot me shi dhe kushte mjaft të vështira.
“Përshëndetje për të gjithë. Pas katër vitesh mund e sakrificë, arrita të gjendem në podiumin e fituesve në Kampionatin Evropian në një garë me konkurrencë shumë të fortë e me vozitësit më të mirë në botë. I falënderoj ekipin tim dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, ndërsa rruga jonë vzhdon tutje”, ka thënë Kaçandolli pas garës.

Në vozitjen e parë ai pati kohë 03:18.179 minuta, ndërsa në të dytën 03:23.490 minuta.
Sfida e tij e radhës është në javën e ardhshme në Portugali



