Verdikt i ashpër për Williams
V

Verdikt i ashpër për Williams

Komentatori i Formula 1, Alex Jacques, ka kritikuar ashpër fillimin e dobët të sezonit 2026 nga Williams, duke e krahasuar situatën me “të flasësh për një pushim familjar për dy vite dhe në fund të humbasësh fluturimin”.

Pritshmëritë për ekipin ishin të larta, pasi drejtuesi James Vowles kishte theksuar se fokusi kryesor ishte projekti i vitit 2026. Megjithatë, vonesat në zhvillim dhe mungesa në testet private i vendosën në disavantazh që në fillim të sezonit.

Pas tri garave të para, Williams renditet vetëm në vendin e nëntë, ndërsa pilotë si Alexander Albon nuk kanë arritur rezultate të rëndësishme kohët e fundit. Sipas Jacques, skuadra “ka humbur momentin”, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

TË FUNDIT